Komuna e Tetovës sot i dorëzoi në përdorim 4 kamionë të ri për grumbullim të mbeturinave, 1 makinë sweeper dhe 1 fshesë ajrore, për nevojat e NPK “Tetova”. Ky projekt u realizua kohë më parë në kuadër të grantit në vlerë prej 26,446,389.00 MKD përmes zyrës MSIP në kuadër të Ministrisë së financave, të financuar nga Banka Botërore. Granti përfshin furnizimin e komunës me 4 automjete speciale për grumbillimin e mbeturinave, 2 automjete speciale për pastrim dhe 150 kontajnjer. Këto mjete të pakthyeshme u fituan në kuadër të realizimit të suksesshëm të 2 projekteve paraprake me Bankën Botërore: vazhdimi i bulevardit V.S Bato dhe furnizimi i 5 autobusëve për nevojat e transportit urban.Ky projekt do të mundësojë mbledhje të vazhdueshme të mbeturinave dhe në të njejtën kohë do të mundësojë një ambient të pastër për qytetarët.