Numri i vendeve ku shfrytëzuesit e Internetit u arrestuan dhe maltretuan për shkak të postimeve të tyre ka arritur rekord nga qershori i vitit 2020 deri në maj të vitit 2021, tregoi raporti i Freedom House të publikuar ditën e sotme.
Të drejtat digjitale bien në botë për 11 vite me radhë, kumtoi organizata joqeveritare amerikane.
Raporti e vlerëson nivelin e lirisë së Internetit në vende të ndryshme, veçanërisht duke i marr parasysh kufizimet për qasje ose tentimet për manipulim me debatet në internet.
“Këtë vit, shfrytëzuesit e Internetit janë përballur me sulme fizike si hakmarrje për aktivitet e tyre onlajn në 41 vende”, thuhet në raport.
Gjithsej 20 vende e kanë bllokuar qasjen e qytetarëve të tyre në internet për një vit.
Gjatë periudhës së monitorimit, situata në Mianmar dhe Bjellorusi u theksua në një kontekst negativ, ku pati ndërprerje të energjisë për të bllokuar internetin.
Të drejtat në internet më së shumti shkelen në Islandë, e cila është para Estonisë dhe Kostarikës.
Kina ende është në vendin e parë midis vendeve që manipulojnë me Internetin për shkak të censurës, luftës kundër anonimitetit onlajn dhe arrestimit të personave të mendimit të njëjtë të cilët janë aktiv në internet.