Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Poloni. Gjatë ndeshjes së fundit ai tregoi formën e mirë që po kalon te Legia duke u bërë një nga heronjtë e takimit. Sulmuesi arriti ta gjejë rrugën e rrjetës me skuadrën polake duke shënuar në sfidën ndaj Leznas. E veçanta e golit ishte se u përdor një skemë e studiuar dhe e praktikuar në stërvitje.
https://player.boostplatforms.com/video?id=1632067549835
Lojtarët e Legias gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi provuan një kombinim shumë interesant në minutën e 27-të të takimit, ku pas një sërë pasimesh topi përfundoi te këmbët e Muçit i cili falë aftësisë së tij shmangu dy kundërshtarë dhe arriti të shënonte një gol mjaft të bukur.
Por jo vetëm kaq, Muçi tentoi edhe dy herë të tjera nga jashtë zone dhe ishte portieri i Leznas ai që i mohoi golin e dytë personal. Vetëm pak ditë më parë, Ernest Muçi u bë protagonist në Ligën e Europës duke dhënë një asist magjik për Lirim Kastratin që shënoi golin e fitores për Legian në sfidën ndaj Spartakut të Moskës.
Në sfidën e djeshme ka debutuar edhe Jurgen Çelhaka i cili është aktivizuar në minutën e 74-rt të takimit. Mesfushori ka hyrë në fushë kur rezultati ishte 2-1 duke dhënë një freski në mesin e fushës dhe mbajtjen e skuadrës përpara deri në shënimin e golit të tretë. Muçi -Pas përfundimit të sfidës futbollisti shqiptar është shprehur me disa fjalë për fitoren dhe në veçanti për shokun e tij të ekipit Jurgen Çelhaka:
“Ne luajtëm një pjesë të parë të mirë, por goditja e penalltisë që fitoi kundërshtari në fund na lëndoi pak. Në pjesën e dytë na u desh ta mbyllnim ndeshjen. Ne jemi këtu për ta fituar ligën dhe duhet ta tregojmë atë në ndeshjet e ardhshme. Ne gjithmonë përpiqemi të sulmojmë dhe të krijojmë situata golash.
Pas dy golave na zuri gjumi pak, por në pjesën e dytë u ngritëm dhe bëmë një lojë të mirë. Edhe pse te rasti i golit tim kundërshtari e preku topin me dorën e tij, sistemi VAR do ta tregonte atë. Sidoqoftë, unë vazhdova lojën, ndoqa topin dhe shënova gol. Nëse topi nuk do të kishte hyrë në rrjetë, me siguri do të jepej një penallti”, shtoi ai.
ÇELHAKA – “Jam shumë i lumtur që Jurgen Çelhaka ka bërë debutimin e tij. Gjatë stërvitjes, ai ka treguar se është një futbollist i pjekur, gati për të luajtur. Ai bëri debutimin e tij dhe e tregoi veten para ekipit dhe tifozëve. Ai ka bërë një hap të rëndësishëm dhe unë kam besim tek aftësitë e tij”, përfundoi ai. /panoramasport