9 fëmijë dhe 13 punonjës në çerdhe janë të infektuar

Gjendja epidemiologjike në kopshtet për fëmijë është e qëndrueshme dhe se nuk është konstatuar përhapja e Kovid-19 në to, thotë Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jagoda Shahpaska. Tregoi se sipas të dhënave të fundit që kanë, në të gjithë shtetin pozitivë me virusin korona janë 9 fëmijë  dhe 13 edukatorë dhe të punësuarit.

 “Gjendja në kopshtet është e qëndrueshme dhe tashmë gjithë vitin është e tillë. Sot në diskutimin e mëngjesit në Shtabin për Kriza njoftova se vetëm 13 edukatorë dhe të punësuarit tjerë në kopshte janë të pozitivë në të gjithë shtetin dhe vetëm 9 fëmijë. Në 7 ditët e fundit kemi bërë mbikëqyre inspektuese të jashtëzakonshme për respektimin e protokolleve, që u realizua nga Inspektorati Sanitar-Shëndetësor, që është kompetente, që ta kontrollojnë gjendjen në çerdhe. Raporti i tyre, i cili është dërguar deri te Ministria për Punë dhe Politikë Sociale tregon se protokollet respektohen dhe se nuk ka transmetim horizontal të virusit nëpër kopshte”, tha Jagoda Shahpaska – Ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *