Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Rusi këtë të hënë. Një person, ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në një prej godinave të Universitetit Shtetëror të Perm, në Siberi, duke shkaktuar disa viktima.
Lajmin e konfirmon Agjencia Ruse e Lajmeve TASS, bazuar në burime të forcave të rendit. Sipas burimit numri i viktimave është i lartë, raportohet për të paktën 5 persona që kanë humbur jetën. Disa studentë janë mbyllur nëpër salla, disa të tjerë janë hedhur nga dritaret për të shpëtuar, raportojnë mediat ruse.