Largohen nga Kosova edhe 51 afganë tjerë

Këtë të diel janë larguar edhe 51 qytetarë nga Afganistani të cilët kanë qenë të strehuar në Kosovë.

Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes një shënimi në Facebook.Sapo u përshëndetëm me 51 qytetarë afganë, të cilët i strehuam përkohësisht për disa javë në Republikën e Kosovës. Si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA”, është shprehur Sveçla.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *