Gjithsej 951.151 persona, 297.089 amvisëri dhe 402.768 banesa janë regjistruar deri ditën e djeshme në orën 20, bëri të ditur nga Enti Shtetëror për Statistikë.
Mundësinë për vetregjistrim të personave në diasporë e kanë shfrytëzuar deri tani 193.370 persona.
Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut i cili zyrtarisht filloi më 5 shtator, do të zgjasë deri më 30 shtator.