Çairit ju shtua sot edhe një kënd super-modern për fëmijë. Ky është këndi i 14-të që vendosëm gjatë katër viteve të fundit Gjendet në rrugën “Emin Duraku”, në afërsi të Xhamisë së re në Çair ka pohuar Visar Ganiu kryetar i Çairit, transmeton Info7.mk. Edhe ky kënd është me rekvizita tërësisht të reja dhe për dyshemenë kemi përdorur rërë speciale. Konsiderojmë se krijimi i kushteve më adekuate për fëmijët tanë nënkupton forcim të themeleve të shoqërisë. Le të ketë gjithmonë gëzim e lumturi të fëmijëve edhe tek ky vend. Ndërsa vazhdojmë me vendosjen e këndeve të reja në lokacione të tjera të Komunës sonë të zemrës transmeton Info7.mk

