Dy shtetas kosovar dyshohen për sulmin e djeshëm me armë zjarri

Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar detaje për rastin e plagosjes së birit të ish kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi.

Thonë se dy të arrestuarit se kanë plagosur birin, Z.R. i cili është edhe nëpunës policor, janë shtetas të Kosovës.

“Rreth orës 19:00 vetura “golf” është gjetur, ndërkaq më pas, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën, nga liria janë privuar B.V.(40) dhe I.Ll.(38) të dy nga Kosova”, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton TV21.

Shtojnë se pas dokumentimit të rastit, ndaj të dyve do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Përndryshe, dje Z.R. u plagos dje rreth orës 16:40, nga vetura “golf” derisa ka qenë duke vozitur veturë “mercedes”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *