Edhe një investim kapital në Komunën e Çairit. Sot vendosëm gur-themelin për ndërtimin e Sallës së re sportive në Shkollën Fillore Komunale “Jashar Bej Shkupi”.Salla e re sportive është donacion i ndërmarrjes private “Bruti”, i biznesmenit Nexhat Bruti. Vlera e donacionit: 12.500.000 denarë Qëllimi i ndërtimit të objektit: Avancimi i arsimit dhe në përgjithësi i procesit edukativ, që është mjaft e rëndësishme për shoqërinë.Salla do të mund të shfrytëzohet nga rreth 500 nxënës të kësaj shkolle, në kushte vere dhe të dimrit, me standardet më moderne ka bere te ditur kryetari i Komunes se Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk Kjo nismë sot eshte bere ne menyre solemne me pranine e kryetarit Visar Ganiu, deputetit Izet Mexhiti, biznesmen dhe shume te ftuar tjere.