Bashkimi Evropian do të sigurojë 140.000 euro mjete humanitare për t’u ndihmuar familjeve më të goditura dhe atyre të cilët ishin në radhët e para në luftën me zjarret të cilat shpërthyen në Maqedoninë e Veriut kah fundi i korrikut.
Këto mjete nga BE-ja janë mbështetur edhe nga Kryqi i Kuq nacional, i cili do të ndihmojë në dërgesën e ndihmës së nevojshme, duke përfshirë ushqim dhe prodhime tjera bazë.
Shfrytëzuesit e kësaj ndihme humanitare do të jenë 12.600 persona të goditur. Një pjesë e mjeteve humanitare janë ushqim dhe pako higjienike, pako për foshnje, sete për ndihmën e parë, dyshekë, shtretër dhe aparate për kuzhinë. Gjithashtu, do të vazhdojë mbështetja për ekipet e zjarrfikësve që veprojnë në terren.
Mjetet janë pjesë e kontributit të përgjithshëm të BE-së për ndihmë urgjente gjatë katastrofave (DREF) të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe (IFRC).
Nga 30 korriku i këtij viti, shteti ynë ishte goditur nga vala e nxehtë që rezultoi me zjarre të mëdha në disa rajone të vendit. Ato sollën deri te djegia e pyjeve, tokës pjellore, të mbjellave dhe pronës së popullatës. Një person humbi jetën, ndërsa disa ishin lënduar. Disa shtëpi, si dhe objekte tjera u dogjën dhe u dëmtuan në shumë fshatra.