Deputeti Mexhiti pro dorëhejqes së Filipçes dhe Hasanit dhe drejtorëve

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti ka komentuar sot dorëheqjet që pasuan pas tragjedisë në Tetovë.

Thotë se po të ishte në vendin e kryeministrit Zoran Zaev do t’i pranonte të njëjtat.

“Po të isha në vendin e Zaevit, do t’i pranoja dorëheqjet”, tha Mexhiti.

Ka shtuar se “në Kuvend do ta shprehin mendimin” për të njëjtat.

“Në princip është mirë që kanë dhënë dorëheqje në aspekt moral. Kjo tregon se ka vlera demokratike dhe kështu ndodh në vendet demokratike”, tha më tej Mexhiti në ngjarjen në shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi”, transmeton Tv21.

Ndërkaq në Kuvend dorëheqjet ende nuk janë deponuar, pasi siç ka paralajmëruar kryeministri Zaev, të njëjtat do t’i shqyrtojë pas epilogut të hetimeve të shkaqeve të zjarrit, nga ku humbën jetën 14 persona dhe u lënduan 12 të tjerë në Qendrën Kovid në Tetovë mbrëmjen e 8 shtatorit.

Dorëheqje si shenjë përgjegjësie morale kanë dhënë ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani dhe dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *