Në prag të fillimit të manifestimit tradicional “Tingujt e Çarshisë”, në organizim të Qendrës Informative Kulturore dhe Komunës së Çairit, ishte nderë dhe kënaqësi që isha sot nikoqir i tre tenorëve të mirënjohur Kastriot Tusha, Josif Gjipali dhe Mustafa Imeri, sikurse edhe dirigjentit Isak Shehu dhe drejtoreshës së QIK, Sermine Purini ka bere te ditur Visar Ganiu kryetar i Çairit ne rrjetin social facebook transmeton Info7.mk Zëri i mahnitshëm i tre tenorëve Tusha, Gjipali dhe Imeri, nën dirigjimin e maestros Shehu përmes Gala Koncertit – “Mbrëmje e Këngëve Lirike”, do të shënojë fillimin e manifestimit “Tingujt e Çarshisë” nesër (15 shtator) në Kurshumli Han. Duke falënderuar artistët për vizitën e sotme theksova se “Tingujt e Çarshisë” është ndër eventet që i japin bukuri edhe më të madhe Çarshisë sonë të Vjetër me atë që sjellin në një vend më të mirën nga arti e kultura.