Se si do të vazhdojë mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar, pritet të diskutohet sot në seancë të Qeverisë, njoftoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Ajo tha se ky vendim do të sillet në bazë të kërkesës së Shtabit të Krizës së Komunës së Tetovës.
“Për këtë do të vendosë qeveria dhe Shtabi i Krizës. Struga dhe Kërçova u kthyen me prani fizike nga java e kaluar dhe ata ndërkaq këto dy komuna (Gostivari dhe Tetova) sot kemi seancë të qeverisë dhe do të diskutojmë se cila është kërkesa e Shtabit të Krizës. Kur do të sjellim vendimin, në atë moment do të njoftohet publiku”, tha Carovska, transmeton TV21.