Kuvendi do ta fillojë seancën e 50-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta fillojë seancën e 50-të. Në rend dite janë dyzet ligje  në lexim të parë dhe të dytë, vendime, interpretime autentike dhe raporte vjetore. Kjo është seanca  e parë pas pushimit vjetor të deputetëve.

Deputetët duhet të votojnë për propozim-vendimet për dërgim të ushtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare në Organizim të Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, Republika e Libanit dhe “EUTM RCA” në Republikën Arfikano-qendrore, si dhe disa ligje në lexim të dytë nga fusha e mjedisit jetësor si propozim plotësues i ligjit për menaxhim me mbeturinat, Propozim plotësues i ligjit për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit  për menaxhim me rrjedhat e veçanta të mbeturinave, Propozimi plotësues i ligjit për menaxhim me paketimet dhe mbeturinat nga paketimet dhe Propozimi plotësues i ligjit për menaxhim me rrjedhat plotësuese të mbeturinave.

Në rend dite janë edhe  Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për vendosje të sistemit për menaxhim me cilësinë dhe kornizën e përbashkët për vlerësim të punës dhe dhënie të shërbimeve në shërbimin shtetëror, Propozimi-plotësues i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shoqatat tregtare, Propozim i ligjit për ndryshime të Ligjit për metrologji, Propozimi i ligjit për ndryshime të Ligjit për kontroll të artikujve nga metalet e çmuara,  Propozimi plotësues i Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për zejtari dhe Propozimi plotësues i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kontroll të eksportit të mallrave dhe teknologjive  me përdorim të dyfishtë e të tjera. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *