Nuredini për të lënduarit nga zjarri: Kanë edhe trauma psikike

Përveç ekzaminimeve mjekësore, të lënduarve nga zjarri në Qendrën Kovid të Tetovë u janë bërë edhe kontrolle psikiatrike, ka bërë të ditur koordinatori i Qendrës Kovid, Gëzim Nuredini.

Shton se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por kanë trauma psikike që rezulton nga stresi që kanë përjetuar natën e 8 shtatorit.

“Pas stresit që e kanë përjetuar mbrëmjen e tragjedisë ata janë në gjendje të mirë. Normalisht se kanë edhe trauma psikike, por tani për tani ata janë në gjendje stabile dhe janë edhe në oksigjeno-terapi. Janë bërë edhe ekzaminime të tjera, janë kontrolluar edhe nga psikiatrit, ashtu që tani për tani janë në gjendje relative të mirë”, tha Nuredini, transmeton TV21.

Bëhet fjalë për 12 pacientë të sëmurë me Covid-19, të cilët janë lënduar nga flakët e zjarrit që shkrumboi Qendrën Kovid, si pasojë e të cilës vdiqën 14 persona të tjerë. Prej tyre 12 pacientë dhe 2 familjarë të tyre që kanë qenë duke u kujdesur për të afërmit e sëmurë me Covid19.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *