Regjistrimi në terren vijon me intensitet të zvogëluar

Aktivitetet regjisruese në terren po vijojnë, nuk janë ndërprerë ndërsa zbatohen me intensitet të zvogëluar me qëllim që harmonizimi teknik  të përfundojë  në afatin e mundshëm më të shkurtër dhe sa më parë të vazhdojë procesi me intensitet të lartë  sikur edhe deri tani, informojnë sot nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Përparuan, potencojnë nga ESHS, se aktivitetet për tejkalim të sfidave më të vogla teknike të cilat  përkohësisht u paraqitën  në ditët paraprake  kur në terren kishte  intensitet të lartë të regjistruesve.

“Kjo u detyrohet intervenimeve teknike të cilat bëhen në softuerin për aplikacion regjistrues për shkak të së cilës diktohet dhe përshtatet tempoja e regjistruesve për shkak të sanimit të pengesave të cilat sollën në ngadalësimin e aplikacionit regjistrues. Ekipi për mbështetje teknike të aktiviteteve regjistruese punon në mënyrë të përshpejtuar  për tejkalimin e problemit dhe ka progres serioz, që do të thotë se në afatin e mundshëm më të shpejtë të gjithë regjistruesit do të munden pa ndërprerë ta kryejnë punën e tyre”, thuhet në kumtesën e ESHS-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *