Marca: Kosova dhe katër faktet që duhet ditur pak më shumë për referencat e saj sulmuese

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka publikuar një artikull ku shkruan për referencat e ekipit të Kosovës para ndeshjes kualifikuese ndaj Spanjës.

Spanja edhe një herë përballet me Përfaqësuesen e Kosovës, të cilën tashmë e mposhti në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022” me rezultat 3-1, nis artikullin Marca.

Është koha për të vizituar stadiumin e tyre, Stadiumin e Qytetit të Prishtinës, dhe për të luajtur kundër një kundërshtari që vjen me shpirt të lartë pasi mori një barazim në minutat e fundit kundër Greqisë.

Kosova nuk ka lojtarë të njohur, por disa prej tyre janë të mjaftueshëm për t’u marrë parasysh.

Ne (Marca) do të nxjerrim në pah lojtarët kryesorë bazuar në statistika të ndryshme sulmuese në këtë fazë kualifikuese për të pasur një ide të vogël se kë duhet të shikojnë ekipi i Spanjës.

Muriqi, referenca sulmuese

Sulmuesi i Lazios është referenca e madhe sulmuese e Kosovës. Dëshmia është se ai ka shënuar dy nga tre golat e ekipit të tij që kanë shërbyer për të marrë katër pikët që kanë. Ai shënoi golin e fitores kundër Gjeorgjisë dhe golin e barazimit në Greqi.

Muriqi është gjithashtu ai që ka bërë më shumë goditje për ekipit të tij, me 10 sosh. Ka 2.5 goditje për çdo 90 minuta. Për të marrë një ide mbi peshën e tij, i dyti që ka bërë më shumë është Besar Halimi, me tre goditje ose 0.75 për ndeshje.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *