Drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Apostol Simovski bashkë me zënëndësin e tij Ilmi Selami ishin në qytetin e Kumanovës për të pa nga afër se si po zhvillohet procesi i regjistrimit, transmeton TV21. Njoftojnë se brenda dy ditëve janë regjistruar gjithsej 136.773 persona, 41.478 amvisëri dhe 59.953 banesa. Simovski tha se janë tejkalaur problemet teknike që kishte gjatë ditë së djeshme dhe se sot procesi po zhvilloeht pa problem.
“Sot është dita e tretë e regjistrimit të popullsisë në RMV, po shkojmë në terren, po vazhdojmë me këtë aktivitet dhe shpresojmë se do ta kryejmë deri në afatin e paraparë me ligj. Punët edhe në këtë rajon po zhvillohen ashtu siç duhet. Janë kompletuar të gjithë pjesëmarrësit në regjistrim, ajo që nënkupton instruktor rajonal, regjistrues, në këtë aspekt nuk kishim dhe nuk kemi as tani ndonjë problem. Gjendja shëndetësore është e mirë dhe shpresojmë se kështu edhe do të mbetet gjatë gjithë kësaj periudhe. Po funksionojmë, mirë, popullata na ka priture mirë. Nuk kam informata për ndonjë refuzim, ashtu që pres që kështu të mbetë deri në fund”, tha Apostoll Simovski – Drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë.