Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot përmes me video mbajti fjalim në ngjarjen e organizuar nga EPI me temën “Digjintalizimi i gjyqësisë – erë e re e reformave në sistemin gjyqësor të Maqedonisë”.
Ministri theksoi se si ministri me vetëdije ose jo, po ballafaqohen me ndryshime të mëdha që i solli digjitalizimi.
“Duke ndjekur ndryshimet në mënyrën në të cilën jetojmë, shfaqet edhe nevoja që edhe shoqëria jonë të ketë transformim digjital. Kyu digjitalizim ngadalë ngadalë do të kapë çdo pore të shoqërisë pa përjashtim. Ndryshimi i teknologjive informatike dhe komunikuese si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror kontribuoi në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe me këtë u përmirësua marrëdhënia me qytetarët dhe institucionet shtetërore”, tha Mariçiq.
Sipas tij, në këtë periudhë të rëndë të pandemisë, u bë e qartë se transformimi digjital nuk është vetëm dëshirë por edhe e domosdoshme për sektor publik efikas dhe funksional.
“Vetëm gjyqësia e pavarur mund të jetë garanci për demokracinë dhe sundimin e së drejtës