Kreu i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski deklaroi sot se procesi i regjistrimit në diasporë ka filluar dhe po rrjedh pa ndonjë problem të theksuar, në të kundërtën ai u shpreh se të gjithë ata që kanë probleme teknike me regjistrimin mund të paraqiten përmes ueb faqes. Ndërkohë i pyetur rreth problemeve të paraqitura me numrat amë, tha se ky problem është tejkaluar dhe se regjistrimi vazhdon.“Informatat e mija flasin se aplikacioni është funksional gjatë gjithë kohës, dhe se mërgimtarët po regjistrohen. Qasja deri tek aplikacioni është shumë i thjeshtë, në ueb faqen tonë deri tani kemi njoftim se në vazhdimësi ka regjistrim të shtetasve tonë që jetojnë jashtë vendit. Nuk e di nëse ka probleme të theksuara, por në ueb faqen tonë të gjithë mund të paraqiten në rast se kanë probleme, por unë kam informata se regjistrimi po rrjedh pa kurrfarë problemi. Kishte një problem me numrat amë me personat që janë lindur pas vitit 2000 por ai problem është tejkaluar ” ka thënë Apostoll Simovski.