Hasani: Janë stabilizuar numrat, por jo gjendja me COVID-19

Agresiviteti i përhapjes së virusit korona në këtë valë të katërt nuk është aq i lartë sa para 2 javësh! Ka trend të stabilizimit të numrave, por ende jemi larg nga stabilizimi i gjendjes në përgjithësi thotë për TV21 zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, duke shtuar se ende nuk dihet se çfarë trendi do të marrë vala e katërt.

“Kemi filluar tani edhe me shkollat, nuk jemi të sigurt 100% se shkollat nuk do të ndikojnë në rritjen e numrit të të infektuarve. Ne saktë e dimë se është përqindje shumë e vogël e pacientëve të cilët janë të moshës nën 18-vjeçare, diku rreth 3%, por ne nuk e dimë se sa ata do të infektojnë më të rriturit. Në bazë të informacioneve primare që kemi nuk ka ndonjë problem të madh edhe pse kanë filluar shkollat me prezencë fizike”, tha zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani.

Hasani shton se presioni në spitale mbetet serioz, ndonëse nuk është si ai që ishte para 2 javësh.

Hasani pohon se pikërisht vaksinimi si dhe shtrëngimi i masave mbrojtëse janë arsyeja që vala e katërt e pandemisë është më e butë.

“Ky vaksinim është përgjegjës për këtë valë që duket se është më e dobët se vala e mëparshme që e patëm. Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në stabilizimin e gjendjes, uljen e valës së katërt, respektivisht vala e katërt është pak më e butë se e mëparshmja, të paktën ashtu kemi parandjenjën, të gjitha parametrave që i analizojmë na drejtojnë se vala e katërt është më e butë”, deklaroi për TV21, Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetësisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *