Greqia shokohet në sekondat e fundit të takimit në “Fadil Vokrri” – Dardanët marrin një pikë

Kosova dhe Greqia i kanë ndarë pikët në Grupin B në kualifikimet për Kupën e Botës, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Dardanët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Besar Halimit në minutën e katërt nga një gjuajtje e lirë, por që harkimi nuk ishte i saktë.Valon Berisha më pas ishte ai që harkoi nga këndi për lojtarët e Kosovës, mirëpo as ky nuk ishte i saktë.

Fidan Aliti e Milot Rashica kishin disa gjuajtje të fuqishme pas 17 minutash lojë, por ato u bllokuan.

Greqia tentonte të dilte përpara në disa raste, mirëpo faza defanzive ishte e koordinuar në mënyrë perfektë dhe nuk linte hapësira mbrapa.

Lirim Kastrati po ashtu pati disa kalime të bukura, mirëpo në pasimin e fundit, kishte duele të humbura, ose të pasakta.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *