Arrestimi i diplomatit Mile Milenkoski në Serbi ka bërë që Ministri i Jashtëm Bujar Osmani të nisë veting për të gjithë diplomatët e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq mandati i Milenkoskit si zëvendës shefi i Misionit të Maqedonisë në OSBE në Vjenë është ngrirë deri në zbardhjen e rastit.
“Kam marr një sërë masash dhe vendimesh. Vendim për tërheqje nga mandati dhe ndërprerje e mandatit në Vjenë, ngrirje e vendit të punës sepse ligji nuk lejon vendim ndryshe deri në zbardhjen e gjendjes, megjithatë kam vendosur që të bëhet edhe veting i jashtëzakonshëm i të gjithë diplomatëve në Ministrinë e Jashtme, duke përdorur mekanizmat e certifikatave të NATO-s, certifikatave nacionale dhe instrumente të tjera për veting të plotë të diplomatëve me qëllim që të mos na ndodhin gjëra të këtilla”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani.
Kryediplomati i vendit thotë se nuk e ka ditur se ka pasur fletëarrest për Milenovskit, ndërsa në interes të hetimit nuk jep as detaje për veprat e të arrestuarit. Konfirmon vetëm se është ngjarje që ka ndodhur në 2018-tën.
“Ajo që ishte në media, është pjesërisht e vërtetë”, shtoi Osmani.
E media që publikoi skandalin është gazeta Koha, e cila shkruan se dyshohet se Mile Milenkovski para tre viteve, bashkë me dy diplomatë tjerë maqedonas kanë organizuar një udhëtim në Erevan të Armenisë për të evakuuar një personalitet të lartë armen, të dyshuar në vendin e tij për keqpërdorim shumëmilionësh