Komisioni rregullator për energjetikë sot duhet të publikojë çmimoren e re për derivatet e naftës që do të jenë në fuqi deri të hënën e ardhshme. Javën e shkuar me vendim të Komisionit Rregullator benzina super-95 dhe Super-98 u shtrenjtuan për 1.00 denar, kurse çmimi i dizelit u rit për 0.050 denar për litër.