Për realizimin e këtij projekti në dy vendbanimet, Bogovinë dhe Kamjan, në komunën e Bogovinës, nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) sigurohen rreth 266 milionë denarë, nga të cilat ndërtimi në fshatin Kamenjanë kap vlerën e rreth 123 milion denarë. Rrjeti i kanalizimeve në këtë vendbanim do të mbulojë 101 krahë me një gjatësi totale prej rreth 23 km.
Me këtë rast, ministri Nuredini gjithashtu njoftoi aktivitetet përgatitore të MMJPH për sigurimin e huazimit prej 50 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) për zbatimin e fazës së dytë të projektit “Furnizimi me ujë dhe ujërat e zeza”, i cili do të forcojë infrastrukturën komunale dhe do të përmirësojë kushtet e jetesës në të gjitha komunat në shtet. Këto fonde do të mundësojnë zhvillimin ekonomik të zonave rurale përmes investimeve në sistemet e furnizimit me ujë dhe sistemet për trajtim të ujërave të zeza.