Partia Lëvizja Besa ka zyrtarizuar kandidaturën e Kastriot Rexhepit për kryetar të Komunës së Çairit.
“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Arjanit Hoxha, nënkryetarit të partisë, Kastriot Rexhepi, si dhe anëtarit të Kryesisë Qendrore Sedat Ramadani, mbrëmë u mbajt Kuvendi themelues i degës së Çairit. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Kastriot Rexhepin dhe kryesinë e degës. Poashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet të plotë vendosi që kandidat për kryetar të komunës të zgjidhet deputeti i zonës, Kastriot Rexhepi. Njëkohësisht, bartësit të listës së këshilltarëve do t’i prijë Ridvan Bajrami”, thanë nga Besa