ECDC:Nuk ka nevojë për dozën e tretë të vaksiëns

Sipas Qendrës evropiane për preventive dhe kontroll të sëmundjeve (ECDC), tani për tani nuk ka nevojë urgjente për doze të tretë të vaksinës për popullatën e përgjithshme. Rekomandohen doza shtesë apo “përforcues” për njerëzit me sistem të dobësuar imunologjik, në pajtim me qëndrimin e OBSH-së.

Në vend, përfundimisht me 1 shtatorin, janë vaksinuar gjithsej 733.226 qytetarë. Në shtet janë aplikuar 1.280.332 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 547.105 qytetarë.

Në pajtim me numrat e fundit, 53 për qind e popullatës mbi 40 vjeç kanë marrë së paku një doze të vaksinës dhe 28 për qind e popullatës mbi 18-39 vjeç është vaksinuar me së paku një doze të vaksinës.

Qytetarët pa termin të caktuar po vaksinohen në pikat ekzistuese vaksinuese në vend. Fëmijët prej 12 deri 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.

Nga Ministria edhe njëherë theksojnës e vaksinat janë të sigurta, efikase dhe se jan[ë mënyra e vetme për t’u mposhtur pandemia.

Qendra evropiane për preventive dhe kontroll të sëmundjeve (ACDC) theksoi se prioritet është të vaksinohen ata të cilët nuk e kanë përfunduar vaksinimin. Më pas potencoi se të gjitha vaksinat e miratuara në BE mbrojnë nga hospitalizimi dhe format e rënda të Kovid-19.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *