Pas një viti e gjysëm, sot nxënësit u kthyen në shkolla

Pas një viti e gjysmë mësim online, si masë mbrojtëse nga Covid-19, nxënësit sot janë kthyer në bankat shkollore.

Shkollat e Maqedonisë së Veriut kanë hapur dyert për nxënësit, duke i pritur ata në bazë të protokolleve të veçanta për mbrojtje nga virusi.

Por jo të gjithë nxënësit do të takojnë profesorët e tyre.

Katër komuna janë të përjashtuara nga ka vendim, pasi gjendja me Covid-19 është e rënduar.

Në komunat e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe Strugës shkollat e mesme nuk do të hapin dyert për të nxënësit e tyre.

Mësimin do ta fillojnë online, për dy javë, deri në një vendim të ri të Komisionit për sëmundje ngjitëse pas analizës së situatës vijuese.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *