Komisioni Shtetëror për Zgjedhje njofton se deri ditën e djeshme gjithsej 8.791 persona kanë kontrolluar nëse janë në Listën Zgjedhore.
“Deri më 29.08.2021 në ora 21:00 gjithsej 8.791 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore. Janë parashtruar gjithsej 18 kërkesa për regjistrim në Listën Zgjedhore, 15 kërkesa për fshirje të të dhënave nga Lista Zgjedhore dhe nëntë kërkesa për ndryshim të të dhënave në Kodin Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e KSJZ-së.
Po ashtu në KSHZ, në email adresë upisis@sec.mk janë parashtruar gjithsej 25 kërkesa.
Procedura për kontroll në Kodin Zgjedhor zgjatën deri më 9 shtator, ndërsa zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.