Masat e reja anti-covid të vendosura nga qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së shifrave të të infektuarve me koronavirus, kanë krijuar radhë të gjata automjetesh në doganën e Morinës.
Sot shumë qytetarë nuk janë lejuar të kalojnë pasi nuk ishin të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm si testi PCR apo pasaporta e vaksinimit kundër COVID. Të revoltuar, udhëtëtarët kërkuan nga qeveria që të ndërhyjë pasi punojnë në territorin e Kosovës dhe nuk mundet të përballojnë çdo ditë koston e testit anticovid.
“Na kanë kthy për testin e covidit. Ne jemi duke shkuar për punë. Nuk jemi informuar. Ne jemi për të shkuar për bukë.Na kane kthyer për testin. Te gjithë kosovaret po vijnë, pse ne te mos ikim. Për çdo dite nuk behet test. Ne te gjithë punojmë atje”, tha njëri prej udhëtarëve.
Rregullave strikte të vendosura nuk i shpëtuan as kalimtarët tranzit.
Numri i madh i viktimave dhe te infektuarve me Covid-19 ka detyruar qëverinë e Kosovës te shtrengojë masat anticovid, të cilat hyjnë në fuqi këtë të hënë.
Qytetarët që duan të udhetojnë drejt vendit fqinj duhet të jenë të injektuar më të paktën me një dozë kundër koronavirusit ose të paraqësin një test pcr të negativizuar, ne te kunderten duhet te izolohen per shtate dite.