Bashkimi Evropian solli vendim për përpilimin e certifikatave digjitale Kovid-certifikata të cilat do të mundësojnë udhëtim më të lehtë gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit. Periudha e përpunimit të çertifikatave është tre muaj. Vendet anëtare të BE-së, pajtohen se mbështetja për certifikatat digjitale për vaksinim janë të mëdha. Ata do të bëhen sipas kritereve të përbashkëta për hyrje në vendet anëtare të BE-së. Kryetarja e komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, sqaroi se çdo vend do të mund të miratojë vendim për atë se çfarë mund të bëhet me çertifikatat, kurse në nivel të BE-së, do të përdoren për funksionimin e tregut të përbashkët. Ajo potencoi se për aplikimin e sistemit për çertifikatave për vaksinim do të duhen tre muaj.na duhet një implementim I shpejtë nëse duam që sistemi të funksionojë ka potencuar Van der Lajen.