Shumë art, muzikë, sport, film dhe pa fund argëtim për të gjithë fëmijët e lagjeve të Komunës së Çairit, por gjithnjë duke i respektuar masat anti-kovid. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor për dy ditë radhazi në Komunën tonë të do të mbahet “Karvani i fëmijëve të Çairit”.Fëmijët e lagjeve tona argëtimin do ta gjejnë më datë 27.08.2021 në orën 18:00 tek Parku i Çairit dhe Lagjen Gazi Babë(Fusha e sportit), ndërsa më datë 29.08.2021 në orën 18:00 në Lagjen Seravë(Fusha e sportit në SHFK “Hasan Prishtina”) dhe Lagjen Fushë Tophanë (Parku i madh). Me shumë për fëmijët e lagjeve të Komunës së Çairit ben te ditur kryetari i komunes Visar Ganiu, transmeton Info7.mk.