Pjesëtarët e policisë malazeze mbrëmë kanë konfiskuar më shumë se një ton kokainë në qytetin Mojanoviç, në Zeta, pranë Podgoricës.
Drejtoria e Policisë njoftoi se janë sekuestruar 1,205 pako kokainë, mbi të cilat ishte shkruar “covid”. Droga u gjet në një ngarkesë me banane. Dy persona u arrestuan.
Drejtoria e Policisë do të japë më shumë informacione gjatë ditës.