Gjithsej 74.000 denarë do t’i kushtojnë shtetit për kujdesin e afganëve, por nuk dihet me saktësi se sa prej tyre do të mbërrijnë në vend sepse numri po ndryshon vazhdimisht pasi dje disa u dorëhoqen dhe shkuan në destinacione të tjera, tha sot kryeministri Zoran Zaev.
Duke u përkujdesur për qytetarët e Afganistanit, tha Zaev, ne do të dërgojmë mesazhin kyç të solidaritetit dhe do të tregojmë se një vend i vogël si i yni, krah për krah me vendet e zhvilluara, i jep dorën në momentet më të vështira.
“Pse zgjodhëm një numër më të madh se disa vende më të mëdha? Sepse ne ndoshta kemi zemër më të madhe, sepse jemi më shumë njerëz, sepse jetojmë në një rajon që ka pësuar konflikte, ka vuajtur dhe e di se çfarë është solidariteti. I tillë është Shkupi, i cili dërgoi mesazhin e solidaritetit në vitin 1963. Është në pyetje nëse jemi njerëz apo jo, për të dhënë dorën. Dhe për të shpëtuar një njeri, unë mendoj se ne po shpëtojmë botën. Ne u thirrëm dhe ofruam së bashku me partnerët strategjikë për të ndarë atë që do të thotë përgjegjësi, parime dhe vlera”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.