Në 10 vendet e para të qyteteve më të sigurta, vetëm tre janë nga Evropa

Kopenhaga është shpallur qyteti më i sigurt në botë, sipas hulumtimit të revistës Economist.

Në listën e qyteteve më të sigurta në botë nga revista Economist, kryeqyteti i Danimarkës shënoi 82.5 nga 100 pikë. Menjëherë pas Kopenhagës renditet Toronto dhe Singapor, shkruan CNBC.

Në edicionin e tij të katërt, përveç kategorive të dixhitalit, shëndetit, infrastrukturës dhe sigurisë personale, ‘Indeksi i Sigurisë Urbane’ (shkenca) për herë të parë përfshin faktorin e sigurisë mjedisore, i cili u shtua në përgjigje të ndryshimeve globale të klimës.

Plot 60 qytete u renditën, sipas 76 faktorëve të sigurisë, për të marrë një pamje të sigurisë urbane botërore. “Pandemia e COVID-19 ka prekur jo vetëm sigurinë globale të shëndetit, por edhe nocionin e sigurisë urbane, si dhe të gjitha aspektet e tij”, tha drejtori i këtij projekti, Pratima Singh.

Lista e dhjetë qyteteve më të sigurta në botë: Kopenhaga (Danimarka), Toronto (Kanada), Singapor, Sidney (Australia), Tokio (Japonia), Amsterdam (Holanda), Wellington (Zelanda e Re), Hong Kong, Melbourne (Australia) dhe Stokholm (Suedia).

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *