Ministria e Shëndetësisë njofton se prej ditës së sotme procesi i vaksinimit do të zhvillohet edhe në sallën “Boris Trajkovski” (Arena A1), respektivisht në të ashtuquajturën salla e vogël, transmeton Alsat. Qytetarët do të mund të imunizohen kundër Covid-19 pa caktuar termin. Vaksinimi dhe rivaksinimi vazhdon eedhe nëpër poliklinikat tjera të Shkupit, si dhe në pikat e tjera të vaksinimit në vend”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
