Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me procesin e vaksinimit dhe gjendjen me pandeminë në vend.
Filipçe tha se është një kategori e qytetarëve që nuk mund të vaksinohet përshkak të gjendjes shëndetësore, dhe sipas përqindjes nëse edhe për këtë vaksinë kanë kundër indikacion, mund të marrin vërtetim nga doktor-specialistë, dhe vërtetimi i tillë është apsolutisht i vlefshëm.“Sipas analizës së fundit dy e treta e rasteve pozitive ishin nga lloji delta i virusit, javën e ardhshme duhet të dal analiza e radhës të cilën po e bënë Instituti i Shëndetit Publik dhe laboratoria e Akademisë së Shkencave dhe Arteve dhe ajo që është e rëndësishme është që pa dallim se pacientët janë të infektuar nga njëri lloj apo tjetri, rregulli për vaksinim, mbrojtja, porositë dhe masat mbeten të njëjta”, ka deklaruara Filipçe.