Administrata afgane për aviacion civil paralajmëroi për ndërprerjen e fluturimeve nga Aeroporti në Kabul deri në raportimin e radhës.
“Të gjitha fluturimet në aeroportin ndërkombëtar Hamid Karzai janë suspenduar”, thuhet në kumtesën e Agjencisë, të publikuar në Fejsbuk.
Shërbimi, gjithashtu, ju bri thirrje qytetarëve të mos e vizitojnë aeroportin “që t’i shmangin tollovitë dhe incidentet e mundshme të njëpasnjëshme”.
Agjencia punon në vazhdimin e fluturimeve midis provincave afgane dhe jashtë vendit.
Aeroporti në Kabul është në kaos nga fillimi i javës së kaluar, ku pati edhe numër të madh fluturimesh dhe aterimesh të helikopterëve, të cilat kanë evakuuar personel të huaj, duke përfshirë edhe diplomatë dhe afganë në misione të jashtme.
Shumë afganë hynë jo vetëm në ndërtesën e aeroportit por edhe në aeroplanë në përpjekje që ta braktisin vendin. Në media dhe në rrjete sociale janë paraqitur fotografi dhe video të njerëzve të cilët ngjiten në aeroplan i cili është i gatshëm për fluturim, ndërsa në disa video shihet se si aeroporti niset me njerëz në karakasë. Sipas “Tolo njz”, të paktën 40 persona e kanë humbur jetën në aeroport si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri, të shkelur në stampedo dhe gjatë rrëzimit nga aeroplani gjatë evakuimit.