Në orët e hershme të mëngjesit kishim një incident ku pamë se ishte dëmtuar gypi anësor rrjetit qendror të Oksigjenit dhe ne kishim fat që bashkë me 120 pacientët të furnizohemi me oksigjen deklaroi dr.Gëzim Nuredini nga Kovid qendra në Tetovë. Paramendoni sikur të ishte dëmtuar gypi kryesor dhe nuk mund ta parashikonte askush se çfarë katastrofe do ndodhte. Policia dhe prokuroria publike tash duhet ta kryejnë punën e tyre. Jemi shumë të shqetësuiar pasi dihet se kemi pasur 5 ditë të lodhshme dhe me shumë pacientë dhe tani na ndodh edhe kjo tha Nuredini në takimin me gazetarët transmeton Info7.mk Nuk e di kush mund ta bëjë këtë vepër duke vënë në rrezik jetën e 120 pacientëve, ndërsa gypi është në lartësi prej 2 deri në 3 metra dhe tani është I dëmtuar dhe nuk është funksional. Pas kësaj ai paralajmëroi masa të shtuara të sigurisë sepse jemi në një situatë mjaft delikatë, Në anën tjetër ai potencoi se në 24 orët e fundit kemi pranuar 14 pacient, ndërsa nga 12o pacient vetëm 10 kanë pranuar një dozë të vaksinës kurse 3 me dy doza të vaksinës.