Vala e katërt e pandemisë, fuqishëm ka prekur Gostivarin dhe rrethinën

Vala e katërt e pandemisë, fuqishëm ka prekur Gostivarin dhe rrethinën. Afro 100 mijë banorë të këtij rajoni janë duke e jetuar periudhën më të vështirë të covid-krizës në dy vitet e fundit. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e autoriteteve të shëndetësisë.

Javën e kaluar, për cdo ditë, janë shënuar mbi 100 infektime të reja, që e ka bërë rajonin të jetë në krye të covid-listës në vend. Rekordi i zi u arrit të Enjten kur ishin regjistruar 216 raste pozitive me COVID-19 dhe pesë viktima.

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm, dje përmes një komunikate njoftoi se situata në këtë spital me numrin e pacientëve të infektuar me virusin Covid 19 është alarmante dhe në koordinim me Ministrin e Shëndetësisë janë analizuar mundësitë që sipas nevojës disa pacientë të transferohen edhe në disa institucione tjera më të afërta shëndetësore.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët, pacientët e hospitalizuar dhe tek familjarët e të hospitalizuarve që sa më pak të jenë të pranishëm brenda objekteve dhe hapësirave ku gjenden familjarët e tyre pasi ekziston mundësia që të infektohen me Virusin vdekjeprurës dhe në të njejtën kohë i LUSIM të gjithë që të jenë më të kujdesshëm me sjelljen e tyre ndaj personelit mjekësor pasi që jo korektësia dhe sjellja jo e duhur e tyre pengon personelin e spitalit të bëjë punën e tyre” – thuhet në komunikatën e Spitalit të Gostivarit, nga ku kanë publikuar situatën me pacientët e hospitalizuar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *