Spitali i Gostivarit me apel: LUSIM të gjithë që të jenë më të kujdesshëm me sjelljen e tyre

Në vijim ua sjellim të plotë njoftimin e Spitalit të Gostivarit

– Njoftojmë të gjithë qytetarët e Gostivarit me rrethinë se gjendja në spitalin e Gostivarit me numrin e pacientëve të infektuar me virusin Covid-19 është alarmante.

– Sot më datë 22.08.2021 drejtori i spitalit Dr. Jakup Jakupi së bashku me personelin mjekësorë gjatë vizitës në kovid qendrat në kuadër të spitalit , konstatuan gjendjen e rrëndë dhe alarmante, dhe në kordinim me ministrin e shëndetësisë analizuan mundësitë që sipas nevojës disa pacientë të transferohen edhe në disa institucione tjera më të afërta shëndetësore.

– Apelojmë tek të gjithë qytetarët, pacientët e hospitalizuar dhe tek familjarët e të hospitalizuarve që sa më pak të jenë të pranishëm mbrenda objekteve dhe hapsirave ku gjenden familjarët e tyre pasi egziston mundësija që të infektohen me Virusin vdekjeprurës dhe në të njejtën kohë i LUSIM të gjithë që të jenë më të kujdesshëm me sjelljen e tyre ndaj personelit mjeksorë pasi që jo korektësija dhe shellja jo e duhur e tyre pengon personelin e spitalit të bën punën e tyre.

Shpresojmë në mirkuptim…
– Gjendja momentale e pacientëve të hospitalizuar është me sa vijon:
✔️ Reparti i Infektologjisë dhe objekti modularë – kapaciteti 63 shtretër spitalorë ku për momentin 63 pacientë të hospitalizuar nga të cilët 40 pacientë janë me oksigjen.

✔️ Reparti Internistik – kapaciteti 30 shtretër spitalorë ku për momentin ka 30 pacientë të hospitalizuar nga të cilët 15 pacientë janë me oksigjen.

✔️ Reparti Neuropsihiatrik – kapaciteti 15 shtretër spitalorë ku për momentin të hospitalizuar ka 15 pacientë nga të cilët të gjithë 15 pacientë janë me oksigjen.

Me respekt
Menaxhmenti i spitalit

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *