Chelsea e ka mposhtur në udhëtim Arsenalin me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë në Ligën Premier.
Golat për The Blues i shënuan Romelu Lukau dhe Reece James në pjesën e parë, për t’i marrë kështu tre pikë.Chelsea ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.22, me Arsenalin që u vlerësua 6.70.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Reece James që u notua me notën 9.0, duke shënuar dhe asistua nga një herë.
Granit Xhaka nuk ishte sot në elementin e tij dhe u vlerësua me 6.4.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Kai Havertz që u notua me 5.9.