Dy pushues nga Maqedonia dhe një nga Shqiperia jane mbytur ne det

Vetëm paraditen e sotme në Shqipëri janë shënuar tre viktima nga mbytja në det. Një 59-vjeçar i identifikuar nga policia me iniciale H.H. është mbytur rreth orës 11:15 të ditës së sotme në plazhin e Velipojës. Ndërkohë që 10 minuta më vonë dy persona janë mbytur në plazhin e Spillesë. Policia njofton se bëhet fjalë për dy të moshuar; M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç. Ata kishin ardhur me pushime nga Maqedonia e Veriut. Shkak mendohet të jenë dallgët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./A2CNN

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *