Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 02:55, tre të rinj janë aksidentuar në afërsi të udhëkryqit që çon për në fshatin Mirosale në Ferizaj.
Si pasojë, A.Z, 18 vjeçar, ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerët janë lënduar.
“Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan dhe posa arrin në afërsi të udhëkryqit që çon për në fshatin Mirosale, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, rruga me kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e majtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes, godet kanalin rreth rrugës, duke u rrokullisur disa herë dhe del jashtë rrugës 68 metra dhe përfundon duke e goditur një automjet –kamionet me targa vendore e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie private që ishte skajit të rrugës kryesore. Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, humb jetën pasagjeri A.Z ( M/K), i moshës 18 vjeçar, ( vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal në Ferizaj