Disa pamje të luftëtarëve të armatosur talebanë që marshuan në qytetin e Qalat thuhet se janë ngarkuar në rrjetet sociale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të veshur me uniforma të bardha kokë e këmbë dhe xhaketa, militantët islamikë mbanin armë zjarri teksa marshonin në një vijë të drejtë nëpër qendrën e qytetit.