Dy helikopterë ushtarakë gjermanë kanë mbërritur në kryeqytetin afgan Kabul për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve që përpiqen të largohen nga talebanët, pasi situata në dhe përreth aeroportit bëhet më e dëshpëruar nga dita në ditë.
Dy helikopterët Airbus H145M të ngarkuar dje në Wunstorf kanë mbërritur në Kabul”, ka shkruar Bundeswehr në Twitter të shtunën në mëngjes.
Kjo pasi që, talebanët, sundimtarët e rinj të Afganistanit, kontrollojnë qasjen në zonën përreth kompleksit të aeroportit.
Helikopterët do të mundësojnë që njerëzit e rrezikuar të cilët nuk mund të arrijnë në aeroport për shkak të situatës së rrezikshme të sigurisë të sillen në siguri.
Dy helikopterët H-145M janë caktuar për forcat speciale dhe janë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara.
Trupat amerikane kryesisht fluturojnë me helikopterë më të mëdhenj dhe kanë nevojë për një makinë më të vogël në zonat urbane, tha
Inspektori i Përgjithshëm Eberhard Zorn në Berlin të premten.
Mjetet fluturese e Bundeswehr do të shoqërohen gjithmonë nga helikopterë amerikanë gjatë misioneve të tyre.
Deri më tani, Bundeswehr është vendosur vetëm brenda aeroportit të Kabulit, i cili sigurohet nga trupat amerikane, shkruajnë mediat.