Rritet numri i të infektuarve, regjistrohen 721 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 721 raste të reja me Kovid-19 nga 3.816 teste, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Prej tyre, 334 janë në Shkup, Prilep – 56, Kavadar – 52, Negotinë – 34, Veles – 26, Ohër – 24, Manastir – 23, Kumanovë – 22, Tetovë – 18, Strumicë – 16, Gjevgjeli – 15, Kriva Pallankë – 14, Gostivar – 13, Strugë – 10, Bogdanci – nëntë, Kërçovë dhe Dellçevë tetë, Krushevë – shtatë, Shtip – gjashtë, Koçani dhe Resnje pesë, Sveti Nikollë – tre, Dibër, Probishtip, Vinicë, Vallandovë dhe Kratovë nga dy dhe nga një në Berovë, Demir Hisar dhe Pehçevë.

U raportuan shtatë vdekje, dy pacientë nga Shkupi (68 dhe 81 vjeç) dhe nga një pacient nga Tetova (49), Prilepi (73), Strumica (76), Koçani (72) dhe Dellçeva (43). Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.

Janë regjistruar 171 pacientë të shëruar në Shkup – 71, Kavadar – 20, Prilep – 18, Kumanovë – 14, Tetovë – 12, Veles – gjashtë, Koçan – pesë, Gjevgjeli dhe Manastir nga katër, Shtip, Strumicë dhe Negotinë nga tre, Gostivar dhe Kratovë nga dy pacientë të shëruar dhe nga një në Resnje, Ohër, Dellçevë dhe Vallandovë.

Numri i rasteve aktive në vend është 8.290, prej të cilëve në Shkup janë 3.681. Numër treshifror të rasteve aktive kanë: Prilep – 641, Kavadar – 591, Ohër – 426, Tetovë – 277, Veles – 270, Kumanovë – 264, Negotinë – 214, Dellçevë – 190, Manastir – 187, Gjevgjeli – 183, Strugë – 182, Strumicë – 180, Gostivar – 149 dhe Shtip – 125.

Numri i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin në 102.482 prej 519.985 testimeve të bëra. Të shëruar janë 91.066, ndërsa të vdekur 3.126 pacientë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *