Sezoni 2021/22 në Ligën Premier ka nisur me praninë e tifozëve dhe për ekipin e Liverpoolit ndeshja e sotme (e shtunë) ndaj Burnley ishte e para për ta si vendas dhe tifozët e tyre krijuan shumë atmosferë emocionuese dhe të shkëlqyeshme njëkohësisht.
Liverpooli e nisi sezonin e ri javën e kaluar me fitore 3-0 ndaj Norwich Cityt në udhëtim, ndërsa sot në shtëpi fitore ndaj Burnley me rezultat 2-0.Tifozët janë kthyer tashmë brenda stadiumeve të futbollit, dhe adhuruesit e Reds kanë dhuruar spektakël dhe emocione në Anfield.Anfield u rikthye në maksimumin e tij madhështor sot në ndeshjen si vendas ndaj Burnleyt dhe nuk kishte sesi tifozët të mos i jepnin ‘zemër’ ekipit të tyre.