Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot udhëton për në Kiev, Ukrainë, ku nesër më 23 gusht do të merr pjesë në Samitin e Platformës së Krimesë.
Platforma e Krimesë është iniciativë e Ukrainës, që ka për qëllim unifikimin e përpjekjeve ndërkombëtare rreth gjendjes në Krime. Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të më shumë se dyzet shteteve, mes të cilave numri më i madh vende anëtare të BE-së dhe NATO-s, të cilat do të përfaqësohen në nivel të lartë, përfshirë edhe nëntë Presidentë, disa Kryeministra dhe Ministra të Punëve të Jashtme.